Bayerni dhe Reali fitojnë në transfertë, City tallet me Atalantën e Gjimshitit (VIDEO)

Bayern Munich ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme 3-2 në transfertën ndaj Olympiacos. Ndeshja nisi në “malore” për ekipin gjerman, pasi Youseff El Arabi kaloi vendasit në avantazh. Lewandowski do të përmbyste gjithçka me dy gola të shënuar, ndërkohë që Tolisso do të forconte ndeshjen. Guilherme shkurtoi diferencat, por deri në fund nuk do të ndryshonte asgjë, me Bayernin që mori 3 pikët.

 

Reali fitoi me vështirësi 1-0 në transfertën ndaj Galatasaray-it, me një gol të shënuar në minutën e 18-të nga Toni Kroos, duke mbetur në garë për kualifikimin.

Manchester City nuk u kursye aspak ndaj Atalantës së Gjimshitit, i cili ishte në fushë, pasi fitoi në shifrat 5-1. Dy gola të Agueros dhe tri të Sterling bën të pavlefshëm atë të shënuar nga Malinovskiy për skuadrën italiane. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP