Bayerni dorëzohet për Alaba-n: Mund të bisedojë me kë të dojë!

David Alaba ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e re me Bayernin, që do të thotë se që nga 1 janari do të jetë i lirë të nisë negociatat me çdo klub, pasi kontrata i skadon në fund të sezonit. Bavarezët kanë kohë që i kanë bërë një ofertë serioze për rinovimin, por futbollisti austriak nuk ka pranuar të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Rummenigge i ka dhënë dritën jeshile mbrojtësit për të negociuar për një të ardhme larg Bavarisë.

“Bayerni bëri gjithçka që ishte e mundur për të arritur një marrëveshje. Kemi zhvilluar biseda të shumta dhe donim një përgjigje nga ai në fund të tetorit. Kjo nuk ndodhi dhe tani nuk e di nëse do të rinisim negociatat.

Ajo që dua ta bëj të qartë është se oferta jonë tregoi se sa e duam, por ai nuk e pranoi. Unë merrem me thashetheme. Ai është i lirë të negociojë me kë të dojë nga 1 janari”, deklaroi Rummenigge.

SHKARKO APP