Bayerni e mbyll 2025-ën me poker golash ndaj Heidenheim
Bayern Munich ka përfunduar vitin 2025 me një fitore të thellë në Bundesligë, duke mposhtur Heidenheimin 0-4 në ndeshjen e 15-të të sezonit dhe të fundit për këtë vit kalendarik. Bavarezët nuk lanë dyshime dhe treguan forcën e tyre edhe jashtë Allianz Arena.
Golin e parë e shënoi Josip Stanisic në minutën e 15-të, pas asistit të Jonathan Tah nga një goditje këndi. Dyfishimi erdhi në minutën e 32-të nga Michael Olise, i cili përfitoi nga një dalje jo e sigurt e portierit shqiptar Diant Ramaj, duke mbyllur pjesën e parë 0-2.
Në minutën e 86-të, Luis Diaz shënoi golin e tretë me kokë, pas një asistimi të Stanisic, ndërsa Harry Kane vulosi rezultatin përfundimtar 0-4 në kohën shtesë, pas një aksioni të bukur dhe asistit të Serge Gnabry.
Me këtë fitore, Bayern rrit diferencën me vendin e dytë, Dortmund, në 9 pikë, një avantazh që duket i pakapërcyeshëm për pjesën e dytë të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

