Bayerni e nis me humbje vitin 2022, mundet nga Gladbahu (VIDEO)

Bayerni e ka nisur me një humbje fazën e dytë të Bundeligës. Kampionët e Gjermanisë pësuan një disfatë 1-2 në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbach. Skuadra e Nagelsmann vinte në këtë ndeshje me shumë mungesa për shkak të infektimeve me Covid-19.

Bavarezët në fakt e nisnë më mirë sfidën duke kaluar në avantazh që në minutën e 18-të me një super gol të Lewandowskit, i cili bën një rrotullim fantastik në hyrje të zonës.

Gladbahu kundërpërgjigjet shpejt duke shënuar dy gola në harkun e katër minutave. Neuhaus përfitoi nga një hezitim i mbrojtjes së Bayernit duke realizuar në portën e Ulreich. 4 minuta më pas Stefan Lainer shënoi golin e dytë me një goditje të saktë me kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj humbje, Bayerni mbetet në krye me 43 pikë, 9 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë, ndërkohë që Gladbahu mbetet në vendin e 11-të me 22 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?