Bayerni është i kualifikuar, Kompany para PSV: Nuk tolerojmë askënd!
Bayerni në vendin e dytë në Champions League dhe janë tashmë të kualifikuar bindshëm për në 1/8 e finales, por pavarësisht kësaj, sonte i pret edhe ndeshja e fundit e fazës së grupeve në formatin e ri, ndaj PSV Eindhoven.
Edhe pse rezultati nuk rrezikon objektivin kryesor, Kompany ka qenë i prerë: Bayerni nuk do ta trajtojë këtë sfidë si formalitet.
“Nuk do t’i bëjmë lëshime askujt. Jemi në një situatë ku kemi pothuajse të gjithë skuadrën në dispozicion, vetëm disa lojtarë ende duhet të integrohen pas rikthimit”, u shpreh tekniku belg.
Trajneri i bavarezëve theksoi gjithashtu se menaxhimi i minutave do të jetë i kujdesshëm, por pa ulur nivelin e skuadrës në fushë.
“Kemi edhe lojtarë që kanë luajtur shumë minuta. I njohim cilësitë e PSV-së, prandaj nuk mund të paraqitemi dhe të luajmë me këdo. Ne kemi besim te grupi. Besojmë te ata që do të nisin titullarë dhe nëse vendosim që dikush të fillojë nga stoli, do të jetë vetëm për mungesë freskie”, shtoi Kompany.
KOHA JONË SONDAZH
A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?
Results
Vota totale: 30737

