Bayerni fikson çmimin për ta lënë të lirë Lewandowskin në verë
Bayerni duket se i ka vendosur një çmim Lewandowskit, në rast të një oferte të mirë gjatë verës. Duke qenë se pas pak më shumë se një viti 33-vjeçari do të jetë i lirë për të zgjedhur klubin ku dëshiron të luajë, kampionët e Bundesligës nuk duan ta humbin me parametër zero.
Sipas “Sport”, polaku do të largohej nga skuadra gjermane këtë verë për 40 milionë euro. Në Mynih mendojnë se është ende e mundur që sulmuesi të zgjatë bashkëpunimin, por gjithashtu janë të vetëdijshëm se Lewa mund të largohet në çdo kohë ndaj i kanë vënë çmim kartonit të tij.
Barcelona, nëse dëshiron ta marrë Lewandowskin këtë verë, mjafton të paguajë 40 milionë euro. Bayerni nuk pranon përfshirjen e lojtarëve të tjerë në bisedime, por vetëm para “cash”.
KOHA JONË SONDAZH

