Bayerni firmos me De Ligt, por bën gati listën e spastrimeve
Investimi i rëndësishëm i bërë për Matthijs De Ligt dhe Sadio Mane, i shoqëruar nga shitja e Robert Lewandowskit, mund të bëjë që në shtëpinë e Bayernit të nis dhe plani për shitjet.
Sky Deutschland së fundmi ka shpjeguar se disa lojtarë janë me valixhet gati pasi nuk janë në planet e trajnerit Julian Nagelsmann. Bëhet fjalë për Benjamin Pavard apo dhe për të riun Tanguy Nianzou.
Bayerni gjithashtu syon të grumbullojë 40-50 milionë euro nga shitja e Marcel Sabitzer, Joshua Zirkzee, Chris Richards dhe Bouna Sarr. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

