Bayerni fiton edhe Kupën e Gjermanisë, mund me “poker” Leverkusenin (VIDEO)

Pas kampionatit, Bayerni merr edhe trofeun e Kupës së Gejrmanisë. Skuadra e Flieck ka fituar pa shumë probleme 4-2 në finalen ndaj Leverkusenit.

Alaba zhbllokoi sfidën pas 16 minutash me një ekzekutim perfekt të goditjes së dënimit. 8 minuta më pas Gnabry shënoi nga një pozicion shumë i prirët.

Në pjesën e dytë, Lewandowski goditi nga një distancë e largët, por portieri Hradecky bën një gafë qesharake, duke lejuar topin që të shkonte në rrjetë. 4 minuta më pas Bender realizoi një gol që nuk krijoi shumë shpresa.

Një minutë nga fundi i kohës së rregullt Lewandowski do të realizonte edhe golin e katërt, ndërkohë që Havertz shëno të dytin nga pika e bardhë për Leverkusenin.

Bayerni tashmë synon dhe triumfin në Champions League për të fituar tripletën, njëlloj si në kohën e Heyckens. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP