Bayerni fiton me lehtësi ndaj Bielefeld, vetëm një fitore larg titullit (VIDEO)
Bayern Munich marshon drejt titullit kampion në Bundesligë, duke marrë një fitore të thjeshtë 3-0 Arminia Bielefeld në transfertë, e cila është e katërta radhazi në kampionat
Laursen ai që shënoi në portën e tij në minutën e 10-të duke i dhënë avantazhin bavarezëve. Në 45’+7’ ishte Gnabry ai që dyfishoi shifrat dhe qetësoi trajnerin Nagelsmann
Lewandowski nuk ishte në ditën e tij më të mirë, por gjithsesi ishte protagonist në golin e tretë me asist. 5 minuta nga fundi i ndeshjes ai shërbeu për Musialan, që e dërgoi topin në kuadrat.
Bayern shkon në +9 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Dortmund. Bavarezëve u mjafton vetëm 1 fitore për të siguruar matematikisht titullin.
KOHA JONË SONDAZH

