Bayerni fiton me manita dhe merr kreun, Dortmundi bën detyrën ndaj Koln (VIDEO)

Pas eliminimit të turpshëm në Kupën e Gjermanisë, Bayerni është rikthyer dominues në kampionat duke shkatërruar 5-2 Union Berlinin. Lewandowski ishte protagonist në dy golat e parë, duke gjetur dy gola, një prej të cilëve nga pika e bardhë. Sane dyfishoi në të 35-tën, ndërkohë që Giesselmann rihapi shifrat në fundin e pjesës së parë.

Coman shuajti të gjitha shpresat në minutën e 61-të me golin e katërt, por vendasit gjetën një tjetër gol me Ryerson. Në fundin e ndeshjes Thomas Muller realizoi dhe golin e pestë. Bayerni mbetet në krye me 25 pikë, 1 më shumë se Dortmundi. Verdhezinjtë fituan pastër 2-0 ndaj Koln. Thorgan Hazarg dhe Tiggers ishin autorët e golave për Dortmundin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?