Bayerni fiton me përmbysje ndaj Koln dhe blindon kreun
Bayern Mynih vazhdon marshimin e sigurt në Bundesliga, duke kaluar edhe pengesën Këln me fitoren 3-1. Kampionët në fuqi u detyruan të përmbysin rezultatin, pasi miqtë kaluan të parët në avantazh me Maina në minutën e 41-të, duke befasuar “Allianz Arena”.
Reagimi i bavarezëve nuk vonoi. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Serge Gnabry barazoi shifrat, duke rikthyer qetësinë te skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany. Në fraksionin e dytë, presioni i Bayern-it u shpërblye në minutën e 71-të, kur Kim shënoi golin e avantazhit pas një aksioni nga goditja standarde. Festa u plotësua në minutën e 84-të nga talenti i ri Lennart Karl, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.
Me këtë sukses, Bayern Mynih shkëputet sërish në krye të renditjes, duke shkuar në +11 pikë ndaj Borussia Dortmundit.
KOHA JONË SONDAZH

