Bayerni fiton me përmbysje ndaj Mainz, ndalet sërish Dortmundi (VIDEO)

Pasi shkatërroi Barcelonën në Champions League, Bayerni nuk di të ndalet as në kampionat duke marrë një fitore 2-1 me përmbysje ndaj Mainzit. Sfida në fakt nisi në morë për bavarezët që e panë veten në disavantazh pas 22 minutash lojë, me miqtë që do të realizonin me Onisiwo.

Bayerni reagon në fraksionin e dytë, teksa fillimisht Coman vendosi baraspeshën në minutën e 53-të. Më pas në të 74-n do të ishte Jamal Musiala që do të përmbyste gjithçka me një goditje në hyrje të zonës.

Borussia Dortmund ndërkohë bën një tjetër ndalesë, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Bochum. Polter kaloi në avantazh vendasit në minutën e 40-të, ndërkohë që Julian Brandt do të barazonte vetëm 5 minuta nga fundi. Pas 15 javësh, Bayerni tashmë arratiset me 37 pikë, 6 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?