Bayerni fiton me poker ndaj Koln, Lewandowski shkëlqen me hat-trick (VIDEO)
Bayerni është rikthyer në rrugën e fitoreve në Bundesligë, duke marrë suksesin e parë në fazën e dytë. Skuadra e Nagelsmann fitoi pastër 4-0 në transfertën ndaj Koln.
Robert Lewandowski ishte protagonist absolut me tripletë. Sulmuesi polak zhbllokoi shifrat që në minutën e 9-të me një goditje të saktë brenda zonës. Më pas Tolisso shënoi një super gol me të majtën në minutën e 25-të.
Në fraksionin e dytë, Lewandowski konkretizoi dy super asistë që mori nga shoku i tij i ekipit, Leroy Sane. Polaku ka shënuar 23 gola deri më tani në kampionat në 19 ndeshje. Bayerni ndërkohë shkon +6 pikë nga Dortmundi i vendit të dytë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

