Bayerni fiton me poker ndaj Wolfsburgut, blindon kreun e renditjes (VIDEO)

Bayerni vijon serinë e rezultateve pozitive në Bundesligë, duke rrëmbyer fitoren e pestë radhazi. Skuadra e Nagelsmann mori një sukses të lehtë 3-0 ndaj Wolfsburgut.

Thomas Muller zhbllokoi rezultatin në minutën e 7-të, duke përfituar nga kthimi i topit pas një goditje të Gnabry nga distanca. Në fraksionin e dytë Upamecano dyfishoi shifrat me një goditje me kokë brenda zonës. Pak minuta më pas Leroy Sane do të realizonte një super gol me një goditje shumë të bukur nga brenda zonës.

Në fundin e ndeshjes kishte kohë dhe për një gol të Lewnadowskit që finalizoi më së miri një aksion perfekt, dhe ku në fund u shërbye nga Musiala. Me këtë fitore, Bayerni ruan vendin e parë me 43 pikë, 9 më shumë se Dortmundi që ka dhe një sfidë për të rikuperuar.  /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?