Bayerni fiton me vuajtje ndaj Augsburg, pranë titullit të 10-të radhazi (VIDEO)

Bayerni pas humbjes në mesjavë ndaj Villaealit në Champions League, është rikthyer që të fitojë në kampionat. Skuadra e Nageslamnn mori një sukses minimal shumë të vuajtur 1-0 ndaj Augsburg.

Në minutën e 80-të, skuadra bavareze do të fitonte një 11-metërsh pas një prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë Lewandowski do të tregohej i saktë, dukë i dhënë 3 pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij.

Me këtë fitore Bayerni ngjitet në kuotën e 69 pikëve, 9 më tepër se Borussia e Dortmundit që e ndjek, teksa kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund të sezonit. Titulli i 10-të radhazi duket një formalitet për Bayernin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?