Bayerni fiton me vuajtje ndaj Leipzig, shkon +9 nga Dortmundi (VIDEO)

Bayern Munich bën një tjetër hap drejt titullit kampion, duke marrë një fitore shumë të vështirë 3-2 në shtëpi ndaj Leipzig. Skuadra e Nagelsmann mori suksesin e tretë radhazi, teksa do ta niste ndeshjen me një gol të Thomas Muller që në minutën e 12-të.

Miqtë do të kundërpërgjigjeshin menjëherë me Andrea Silvën në minutën e 27-të. Gjithsesi në pushimin e ndeshjes Bayerni shkopi në avantazh pas golit të bomberit Lewandowski.

Nkunku do të barazonte sërish shifrat në minutën e 53-të, por shoku i tij i ekipit Gvardiol e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij për ti dhënë 3 pikët Bayernit. Bavarezët ruajnë kryesimin me 52 pikë, 9 më shumë se Dortmundi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?