Bayerni fiton pastër ndaj Freiburg, Lewandowski s’di të ndalet (VIDEO)

Bayerni nuk di të ndalet në Bundesligë, teksa ka rrëmbyer fitoren e katërt radhazi. Skuadra bavareze mori një sukses 2-1 ndaj Freiburg, duke blinduar vendin e parë në renditje.

Leon Gorezka zhbllokoi rezultatin që në minutën e 30-të, duke finalizuar një aksion të bukur. Ekipi i Nagelsmann vuajti gjetjen e hapësirave për golin e sigurisë që do të vinte 15 minuta nga fundi.

Robert Lewandowski do të finalizonte me lehtësi një tjetër aksion perfekt, por këtë herë nga krahu i majtë. Haberer në shtesë realizoi një gola sa për statistika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bayerni ngjitet në krye me 28 pikë, ndërkohë që polaku deri më tani koleksionin 13 gola në kampionat. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?