Bayerni gjobit Coman për shkak se ka shkoi në stërvitje me makinën e gabuar

Një episod shumë i veçantë i ka ndodhur sulmuesit të Bayernit, Kingsley Coman. Sipas Bild, futbollisti francez ka shkuar në stërvitje me një McLaren 720 S të bardhë, pavarësisht se klubi gjerman ka një kontratë sponsorizimi me prodhuesin e makinave Audi.

Futbollisti francez, përveç që kërkoi falje, e justifikoi veten duke thënë se nuk e merrte Audi-in e tij sepse kishte një pasqyrë të dëmtuar. Justifikimi nuk ka bërë shumë punë për ekipin gjerman, që ka vendosur që ta gjobisë.

Kjo nuk është hera e parë që një lojtar i Bayern Munich nuk shkon me një makinë Audi për stërvitje. Në të kaluarën, është gjobitur edhe mbrojtësi Sule, i cili shkoi me një Ferrari, ndërkohë që Jerome Boateng dhe Coutinho, u paraqitën në stërvitje me Mercedez. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP