Bayerni hakmerret ndaj Frankfurtit dhe shkon në finalen e Kupës së Gjermanisë (VIDEO)

Bayern Munich-Leverkusen do të jetë finalja e Kupës së Gjermanisë për këtë sezon, teksa do të luhet më 4 korrik. Skuadra bavareze arriti të eliminonte Eintracht Frankfurt në gjysmëfinalen e dytë të këtij kompeticioni pasi në “Alianz Arena” fitoi me rezultatin minimal 2-1 një ndeshje të dominuar nga bavarezët.

Kjo ishte një hakmarrje e vogël ndaj Frankfurtit për humbjen që i shkaktoi në finalen e DFB Pokal, 2 vite më parë. Në minutën e 14-të Ivan Perisic u gjend i lirë brenda zone dhe me një goditje të saktë me kokë, mposhti Kevin Trapp dhe i dha epërsinë Bayernit.

Gjithsesi Frankfurt nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë në minutën e 69-të Da Costa vetëm 3 minuta pasi kishte hyrë në fushë realizoi golin e barazimit. Por baraspesha nuk zgjati shumë pasi në të 74-ën skenën e mori Robert Lewandowski që i shërbyer nga Kimmich shënoi golin që kualifikoi Bayernin në finale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?