Bayerni “harron” Harry Kane, piketon një sulmues tjetër për sezonin e ardhshëm
Bayern Munich edhe pse humbi Lewandowskin këtë verë, pasi u transferua te Barcelona, sërish ka një sulm të frikshëm. Kampionët e Gjermanisë këtë sezon nuk do të bëjnë asnjë transferim tjetër.
Ata fituan me lehtësi 5-3ndaj Leipzigut në finalen e Superkupës së Gjermanisë dhe më pas triumfi tenistik 6-1 në Frankfurt përballë Eintrachtit në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Bundesliga. Dy ndeshje dhe 11 gola të shënuar, sulmi i Nagelsmann funksionon për mrekulli edhe pas largimit të një makinerie golash si Robert Lewandowski.
Harry Kane u përfol si një opsion i mundshëm për sulmit, por një tjetër emër ka dalë në skenë së fundmi. Bëhet fjalë për Christopher Nkunku. 24-vjeçari, i cili në mars debutoi me kombëtaren e Deschamps, ka nisur sezonin e katërt me Leipzigun. Gjithsesi skuadra gjermane pretendon plotë 100 milionë euro për ta lënë të lirë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

