Bayerni hidhet në sulm për mesfushorin polak të Napolit
Bayern Munich pritet të bëjë disa ndryshime në sezonin e ardhshëm, teksa me shumë mundësi Sabitzer pritet që të largohet. Sipas asaj që raporton Repubblica, emri i parë në listë vjen nga Serie A.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Napolit, Piotr Zielinski. Polaku është duke shkëlqyer në drejtimin e Luciano Spallettit dhe është vënë në shënjestrën e Julian Nagelsmann.
Ai e konsideron mesfushorin një lojtar të përshtatshëm për skemat e tij. Gjermanët kanë kërkuar informacione për futbollistin polak që mund të jetë një zgjedhje shumë e mirë duke parë dhe aftësitë e tij në shënimin e golave.
KOHA JONË SONDAZH

