Bayerni i bën dalje Coutinhos, nis derbi në Itali për brazilianin

Philippe Coutinho me shumë mundësi po luan ndeshjet e fundit te Bayerni, ku është në formë huazimi nga Barcelona. Klubi bavarez sipas mediave gjermane nuk ka ndërmend të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të 27-vjeçarit.

Bayerni nuk do të shpenzojnë 120 milionë euro për kartonin e mesfushorit, i cili mesa duket nuk bën pjesë as në planet e katalanasve që dëshirojnë ta shesin.

Agjentët e brazilianit kanë nisur bisedimet me disa ekipe të tjera të mëdha për të gjetur një shtëpi të re për Coutinhon, mes tyre Inter e Juventus. Gjithsesi të dyja klubet italiane pretendojnë që të paguajnë një shifër shumë më të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?