Bayerni i nis me fitore tenistike miqësoret, shënojnë De Ligt dhe Mane në debutim (VIDEO)
Bayern Munich e ka nisur me një fitore 6-2 ndaj DC United, në turneun e Amerikës. Kjo ndeshje u dominua thuajse e gjitha nga bavarezët, të cilët zhbllokuan rezultatin në minutën e 5-të, me Sadio Mane që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Goli i dytë u shënua në minutën e 12-të nga Sabitzer, ndërsa në minutën e 44-të Gnabry vulosi rezultatin e pjesës së parë, që u mbyll 0-3.
Fraksioni i dytë u hap me gol, me De Ligt që shënoi në minutën e 47-të, më pas Zirkzee do ta çonte rezultatin në 0-5 në minutën e 51-të.
DC United shënoi golin e parë në minutën e 54-t me Lehland, ndërsa Ku-DiPietro realizoi golin e dytë për amerikanët në minutën e 83’.
Në fund Muller do të mbyllte gjithçka, duke i dhuruar golin e gjashtë bavarezëve në minutën e 92-të.
KOHA JONË SONDAZH

