Bayerni i pamëshirshëm, e nis sezonin e ri me fitore tenistike ndaj Leipzig

Bayern Munich ka dhuruar spektakël në nisje të sezonit të ri, duke shkatërruar me rezultatin e thellë 6-0 skuadrën e fortë të RB Leipzig në “Allianz Arena”. Bavarezët, nën drejtimin e trajnerit të ri, treguan forcë dhe efikasitet, duke dominuar në çdo moment të lojës.

Ndeshja nisi furishëm për vendasit, me Michael Olise që hapi serinë e golave në minutën e 27-të pas një aksioni të bukur. Vetëm pesë minuta më pas, Luis Díaz dyfishoi shifrat në minutën e 32-të. Para se të mbyllej pjesa e parë, Olise e coi rezultatin në 3-0.

Në fraksionin e dytë, shoë-i bavarez vijoi me Harry Kane, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 64-t pas një asisti të Díaz. Ylli anglez nuk u ndal: në minutën e 74-t dhe më pas në të 78-tën, pas kombinimeve me Díaz dhe Kim, kompletoi tripletën personale dhe vulosi suksesin e madh 6-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo fitore e pastër është një paralajmërim i qartë nga kampionët e Gjermanisë, të cilët duket se janë gati të dominojnë sërish Bundesligën. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?