Bayerni i përgjigjet Barcelonës shkurt dhe prerë: Duhen 50 milionë euro për Lewandowskin!

Robert Lewandowski në mënyrë direkte apo indirekte e ka thënë qartë se nuk dëshiron të veshë më fanellën e Bayernit. Gjithsesi skuadra bavareze nuk bie pre e presionit dhe nuk do të bëjnë asnjë tolerim për të. Kushdo që kërkon të rrëmbejë polakun në merkato duhet të paguajë të paktën 50 milionë euro.

Negociatat po rezultojnë më të ashpra nga sa prisnin në Camp Nou, pasi kishin besim se pozicioni i lojtarit do të shkaktonte një efekt pozitiv. Pavarësisht vendosmërisë, katalanasit ruajnë një optimizëm të matur për të arritur te firma me lojtarin.

Media të ndryshme polake dhe gjermane kanë deklaruar orët e fundit se Barcelona ka paraqitur një propozim të ri, i dyti për Lewandowskin që është një shifër që shkon në 35 milionë euro, e paguar në 5 këste. Oferta në fakt është refuzuar menjëherë nga skuadra gjermane.

Sulmuesi veteran, i cili do të mbushë 34 vjeç në gusht, ka një kontratë me ekipin bavarez deri në qershor të vitit 2023 dhe shpreson që pas tetë vitesh të suksesshme drejtuesit e Bayernit ta lënë të lirë për të kaluar te Barcelona, por deri më tani nuk po ndodh kështu. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP