Bayerni ka shënuar 84 gola deri më tani, 30 prej të cilëve mbajnë firmën e Harry Kane

Bayern Munich po vazhdon marshimin e pandalshëm në këtë sezon, duke dominuar si në kampionat ashtu edhe në kompeticionet e tjera. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany regjistroi një tjetër fitore bindëse, 4-0 ndaj Heidenheimit, duke konfirmuar forcën e jashtëzakonshme sulmuese.

Në 15 ndeshje të Bundesligës, bavarezët kanë realizuar 55 gola, ndërsa në Champions League kanë shënuar 18 gola në 6 takime. Këtyre u shtohen edhe 10 gola në 3 ndeshje të Kupës së Gjermanisë dhe një tjetër në finalen e Superkupës. Në total, Bayern ka arritur shifrën mbresëlënëse prej 84 golash në vetëm 25 ndeshje zyrtare këtë sezon.

Protagonisti absolut mbetet Harry Kane. Sulmuesi anglez realizoi sërish ndaj Heidenheimit, duke shkuar në kuotën e 19 golave në 15 ndeshje kampionati. Me 11 gola të tjerë të shënuar në kompeticionet e kupave, Kane ka tashmë 30 gola në 25 paraqitje në të gjitha garat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në garën për “Këpucën e Artë” të Bundesligës, Kane kryeson bindshëm me 19 gola, i ndjekur nga Deniz Undav, Jonathan Burkardt dhe Luis Diaz me nga 8 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?