Bayerni kampion për herë të 7-të radhazi në Bundesligë, shkatërron Frankfurtin (VIDEO)
Bayerni i Mynihut është kampion i Gjermanisë për sezonin 2018-19. Skuadra e Niko Kovac ka fituar në mënyrë spektakolare në ndeshjen e fundit ndaj Frankfurtit në shifrat 5-1, duke konfirmuar dominimin në futbollin gjerman. Ky ishte titulli i 29-të në historinë e bavarezëve dhe i 7-ti radhazi, teksa për herë të fundit që ka arritur t’i ulë nga froni ka qenë Dortmundi për dy sezone radhazi nga viti 2010.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Bayerni do ta zhbllokonte ndeshjen që në minutën e 4-t me, Coman, i cili mori një pasim të bukur në zonë dhe me një goditje të lehtë arriti të realizonte. Disa minuta më pas Gnabry shënoi një super gol, por do të anulohej për pozicion jashtë loje. Sfida do të bëhej shumë emocionuese në fillimin e pjesës së dytë, pasi Frankfurti barazoi në minutën e 50-të me Heller, i cili realizoi me shumë fat.
Gëzimi i tyre do të zgjaste vetëm 3 minuta, teksa mbrojtësi Alaba është në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të devijuar topin në rrjetë. Sanchez shënoi golin e tretë për Bayernin, para se të futeshin në fushë Ribery dhe Robben. Dy legjendat e ekipit gjerman do të linin gjurmën e tyre në ndeshjen e fundit duke shënuar që të dy, duke kompletuar një ditë shumë të bukur në Mynih. Edhe Dortmundi fitoi në transfertën ndaj Gladbah 2-0 me gola të Sancho dhe Reus, por mbetet dy pikë pas Bayernit në renditje. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

