Bayerni mund me “manita” Hoffenheim, dhe shkon +4 nga Leverkusen
Sporti E Mërkurë, 15 Janar 2025 22:40
Bayerni mori një tjetër fitore të thjeshtë në kampionat kundër Hoffenheim. Skuadra e Kompany e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, madje për 26 minutat e para ku dhe erdhën 3 gola.
Sane, Guerreiro dhe një penallti e Kane ishin autorët që vendosën 45 minutat e para. Në pjeën e dytë, Sane dhe Gnabry kompletuan një mbrëmje perfekte për bavarezët.
Bayerni shkëputet në krye të renditjes me 42 pikë, 4 më shumë se Leverkusen. /Koha Jonë/