Bayerni mund me “poker” Hoffenheim, Dortmundi përmbys Augsburgun (VIDEO)
Bayern dhe Dortmund kanë arritur që të marrin fitore në ndeshjet e javës së 19-të në Bundesligë. Kampionët në fuqi fituan me “poker” 4-1 kundër Hoffenheim.
Boateng zhbllokoi sfidën në minutën e 32-të, ndërkohë që Thomas muller do të dyfishonte me Muller në minutën e 43-të. Pak sekonda më pas Kramaric i prishi festën bavarezëve duke rihapur sfidën.
Gjithsesi edhe në pjesën e dytë do të kishte pak histori. Lewandowski si gjithmonë do të realizonte në minutën e 57-të, ndërkohë që 6 minuta më pas Gnabry shënoi dhe golin e fundit, 4-1.
Dortmundi triumfoi me përmbysje 3-1 ndaj Augsburg. Hahn shënoi për miqtë që në minutën e 10-të, por verdhezinjtë do të arrinin që të përmbysnin rezultatin. Delaney, Sancho dhe një autogol i Uduckhai vendosën ndeshjen. /R.Lika-Koha Jone/