Bayerni mund me poker Union Berlinin, Lewandowski shënon dopietë (VIDEO)
Bayern Munich rigjen fitoren pas dy barazimeve radhazi në Bundesligë. Skuadr e Nagelasmann fitoi me lehtësi 4-0 ndaj Union Berlinit.
Për kampionët e Gjermanisë ishte një duel i thjeshtë që do ta zgjidhnin që në 45 minutat e para. Coman zhbllokoi ndeshjen, ndërkohë që Nianzou dhe Lewandowski shënuan dy golat që i dhanë qetësinë e nevojshme ekipit bavarez.
Në fraksionin e dytë, Lewandowski realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin e tij. Sulmuesi polak ka shënuar plotë 31 gola këtë sezon, një rekordmen i vërtetë pa rivalë në Gjermani dhe Europë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

