Bayerni mund pastër Augsburgun, feston më së miri 120 vjetorin e klubit (VIDEO)

Bayerni fiton ndaj Augsburgut me dy gola në ditën e 120 vjetorit të klubit. Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Bundesliga-s, që është luajtur në “Allianz Arena” nuk dhuroi asnjë gol në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, Muller zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të, duke lëshuar një goditje fluturimthi.

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 91-të erdhi edhe goli i sigurisë për vendasit. Goretzka mori një asist të mrekullueshëm nga Gnabry dhe më pas e dërgoi në rrjetë. Bayerni mbetet në krye me 55 pikë, 4 më shumë se Dortmundi. /Koha Jone/

SHKARKO APP