Bayerni ndryshon objektiv, hidhet në sulm për Nico Williams
Bayern Munich ka shënjestruar përforcimin e krahut të majtë të sulmit dhe po kërkon një lojtar të shpejtë, teknik dhe efikas në duelet një për një. Fillimisht, klubi bavarez kishte në radar Rafael Leao të Milanit, por çmimi i lartë që kërkojnë kuqezinjtë, mbi 100 milionë euro, ka detyruar drejtuesit të ndryshojnë strategji.
Tani vëmendja është zhvendosur te një tjetër yll në rritje: Nico Williams i Athletic Bilbao. Sulmuesi spanjoll i lindur në vitin 2002 ka një klauzolë largimi prej 58 milionë eurosh, shumë më e përballueshme për Bayernin. Për më tepër, Williams është më i ri në moshë dhe shihet si një investim afatgjatë me potencial të madh.
Megjithatë, sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja me lojtarin nuk është aq e lehtë sa duket. Paga që kërkon sulmuesi është një pikë kyçe që mund të komplikojë transferimin. Negociatat janë në rrugë e sipër dhe klubi gjerman e sheh Nico Williams si profilin ideal për stilin e lojës që kërkon trajneri Vincent Kompany.
KOHA JONË SONDAZH

