Bayerni në emergjencë totale, ndaj Interit rrezikon edhe Guerreiro

Bayern Munich po përballet me një emergjencë totale në mbrojtje në prag të ndeshjes çerekfinale të Championsit, ndaj enterit. Trajneri i bavarezëve Vincent Kompany, pas disfatës së Alphonso Davies (këputje ligamenti kryqëzor), Hiroki Ito (frakturë metatarsale që do ta mbajë jashtë për tre muaj), Dayot Upamecano (problem kërci i gjurit që do ta mbajë atë të paktën një muaj jashtë fushave), i radhës që shtohet listës është Raphael Guerreiro.

Sipas Bild, mbrojtësi i majtë portugez u stërvit veçmas sot dhe ka shumë pak gjasa që zbresë në fushë në duelin e së premtes ndaj Augsburgut.  Mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë në gjendje të rikuperohet për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit , të planifikuar në Allianz Arena më 8 prill.

Nëse nuk do të ndodhë, trajneri belg do të duhet të përshtasë në një pozicion të ri Sacha Boey në krahun e majtë të mbrojtjes, duke e marrë nga skuadra e të rinjve.

SHKARKO APP