Bayerni ngulmon për De Ligt, ofron 90 milionë euro së bashku me bonuset

Bayerni vijon të këmbëngul për Matthijs de Ligt. Sipas La Gazzetta dello Sport skuadra bavareze është gati që të ofrojë 80 milionë euro te Juventusi plus 10 të tjera në formë bonusesh.

Një propozim që duket më i mirë se Chelsea, që deri më tani kishte arritur deri në 70 milionë euro. Të dielën mund të ketë një vendim më konkret për këtë operacion.

Juventusi kërkon të paktën 100 milionë euro për lojtarin, ndaj dhe një propozim i radhës nga Blutë e Londrës mund të ndryshojë menjëherë situatën dhe të befasojë Bayernin. Me shifrën e përfituar, Juventusi do të kompletojë transferimin e Zaniolos. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP