Bayerni nuk dorëzohet për Lewandowskin: E presim në stërvitje më 12 korrik!
Bayern Munich nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga Robert Lewandowski. Edhe pse sulmuesi polak është në qendër të zërave për një largim të mundshëm nga skuadra gjermane gjatë kësaj vere, drejtuesit e saj duket se nuk janë dorëzuar.
“Pozicioni jon në këtë argument është i qartë: Ka kontratë deri në verën e vitit 2023. Shresoj që ta shohim Lewandowskin në Säbener Strasse për t’u stërvitur më 12 korrik”, ka shpjeguar Hasan Salihamidzic, i cili është drejtor sportiv i Bayernit.
Sipas Bild drejtuesit e ekipit bavarez do të bëjnë të gjitha tentativat që sulmuesi të vijojë që të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm, duke dalë kundër dëshirës së lojtarit. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

