Bayerni nuk heq dorë nga Sane, takon agjentin e lojtarit
Bayerni Munich nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga Leroy Sane. Pas bisedimeve që dështuan verën e kaluar vetëm në momentet e fundit për shkak të një dëmtimi të rëndë që Sane pësoi në Superkupën e Anglisë ndaj Liverpoolit, mesa duket Bayerni nuk ka hequr dorë nga futbollisti i kombëtares gjermane dhe në janar do të bëjë çmos për të afruar Sane në skuadër.
Në orët e fundit duke iu referuar lajmeve që raporton “Bild” një drejtues i skuadrës bavareze që është ngarkuar për të mbyllur këtë operacion merkatoje ka patur një takim me menaxherin e lojtarit, si për të treguar se Bayerni nuk ka hequr aspak dorë nga ideja për të firmosur me Leroy Sane të Manchester City-t.