Bayerni nuk pyet për koronavirusin, nga nesër nis stërvitjet me disa rregulla strikte
Bayern Munich nga nesër do të rikthehet në stërvitje, pavarësisht se ende nuk ka një datë për rinisjen e kampionatit. Futbollistët e Hans-Dieter Flick, i cili firmosi dje kontratën deri në vitin 2023, do të nisin përgatitjet duke respektuar rregullat e koronavirusit.
Gazeta “L’Equipe” raporton se futbollistët do të stërviten të ndarë në 5 grupe me nga katër lojtarë. Çdo grup do të stërvitet në momente të ndryshme për të evituar kontaktet me lojtarët e tjerë.
Ekipi gjerman në këtë mënyrë do të ndahet në 4 fusha të ndrysmë. Pas stërvitjeve lojtarët do të marrin vaktin e drekës me vete dhe do të shkojnë në shtëpi për të bërë dush. Disa skuadra gjermane në fakt kanë injoruar emergjencën e Covid-19, duke nisur që tani përgatitjet. /R.Lika-Koha Jone/