Bayerni “përjashton” Lewandowskin, nuk e përfshin në reklamën e KONAM

Bayern Munich ka rinovuar bashkëpunimin me kompaninë Japoneze të Komani, sponsor shumë i rëndësishëm për kampionët e Gjermanisë.  Megjithatë ajo që bie në sy është fakti që në videon e publikuar nga bavarezët në rrjetet sociale askund nuk shihet Robert Lewandowski.

Andreas Jung, anëtar i bordit të marketingut të Bayern-it, ka bërë me dije se: “Partneriteti me KONAMI-n ka një rëndësi të madhe për ne, sepse ky treg po lulëzon dhe është veçanërisht i popullarizuar me tifozët e rinj. Ne e duam futbollin dhe ky bashkëpunim ofron mundësinë ideale për të luajtur lojën virtualisht me tifozët tanë në mbarë botën dhe për të lidhur të gjithë në këtë mënyrë.”

Sulmuesi 33-vjeçar nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të nisur një sfidë të re te Barcelona. Lewandowski ka shënuar 344 gola në 375 paraqitjeve për Bayernin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?