Bayerni pësoi humbjen më të rëndë pas 43 viteve, Salihamodzic: Nuk ishim në fushë!
Bayern Munich u eliminua dje nga Kupa e Gjermanisë pas një humbje shokuese 5-0 në transfertën ndaj Borussia Monchengladbach. Kjo pasi një humbje të tillë me 5 apo më shumë gola, Bayerni nuk e pësonte që nga 1978-ta e largët, kur mposhtej 7-1 nga Fortuna Dusseldorf, ndërsa disfata më e rëndë në historinë e klubit bavarez daton më 1976-ën, 7-0 përballë Schalke 04. Bavarezët pas 85 ndeshjesh që shënonin, mbrëmjen e djeshme nuk arritën që ta dërgonin asnjëherë topin në rrjetë.
“Ne thjesht nuk ishim aty. Ne nuk fituam asnjë dyluftim e nuk bëmë asnjë ndërhyrje në pjesën e parë. Çdo gjë që mund të shkonte keq, shkoi, pasi ishim të gjithë në një “black out”, dhe nuk luajtëm për asnjë moment”, deklaroi drejtuesi i bavarezëve, Hasan Salihamodzic.
Kujtojmë që Bayerni dje ishte pa trajnerin Julian Nagelsmann në pankinë, pasi ky i fundit është ende i izoluar për shkak të infektimit.
KOHA JONË SONDAZH

