Bayerni pranë një rekordi historik për golat në Bundesligë

Bayerni po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm në sulm në Bundesliga, duke iu afruar thyerjes së rekordit për numrin më të madh të golave të shënuar në një sezon të vetëm në kampionatin gjerman.

Skuadra bavareze ka realizuar deri tani 92 gola në këtë edicion dhe i duhen vetëm edhe 10 gola për të barazuar ose thyer rekordin historik prej 101 golash, të vendosur nga vetë Bayern në sezonin 1971/72.

Me nëntë ndeshje të mbetura deri në përfundim të kampionatit, klubi gjerman ka një mundësi reale për të hyrë në historinë e Bundesligës, e cila përbëhet nga vetëm 34 javë. Ritmi i lartë i shënimit këtë sezon e vendos ekipin shumë pranë një arritjeje që ka qëndruar e pathyer për dekada.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, në nivelin e pesë kampionateve kryesore evropiane që nga sezoni 1963/64, rekordi absolut vazhdon të mbahet nga Real Madrid, që shënoi 121 gola në sezonin 2011/12 në La Liga.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?