Bayerni reagon ndaj tifozëve: S’ka justifikim, do të marrim masa strikte!
Bayern Munchen kundër Hoffenheim fitoi me rezultatin 6-0, por sfida e tyre u prish nga parullat e turpshme të tifozëve ultras të bavarezëve, të cilat ofendonin personalisht pronarin e Hoffenheim Dietmar Hopp.
Presidenti i Bayern, Karl-Heinz Rummenige paralajmëron që do të ketë pasoja pas asaj që e quajti një ditë të errët për futbollin.
“Nuk ka asnjë justifikim për atë që ndodhi në seksionin e tifozëve tanë. Ishte një anë shumë e shëmtuar e Bayern, në një ndeshje ku skuadra po luante mrekullisht. Kemi pamje filmike të incidenteve dhe do të marrim masa strikte ndaj personave përgjegjës për diskreditimin e klubit. Kemi mbyllur për shumë gjatë njërin sy për atë që po ndodhte me tifozët tanë.”
Arbitri ndërpreu ndeshjen për disa minuta, lojtarët u rikthyen në fushë dhe nisën t’i pasonin topin njëri-tjetrit deri në vërshëllimën përfundimtare.