Bayerni rigjen fitoren dhe “blindon” kreun, por vuan ndaj Freiburg (VIDEO)
Bayern Munich rikthehet në rrugën e fitoreve në Bundesligë, edhe pse vuajti jo pak në duelin në shtëpi ndaj Freiburg. Skuadra e Flick fitoi 2-1, një ndeshje që e kishte parashikuar shumë më të thjeshtë.
Lewandowski zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7-të, duke finalizuar një aksion të Gnabry dhe Muller. Miqtë nuk u dorëzuan, madje në minutën e 62-të do të barazonin shifrat me Petersen që shënoi me kokë, që përkoi me fillimin edhe të reshjeve të dëborës.
Bayerni reagon mjaft mirë duke u rikthyer sërish në avantazh në minutën e 74-t, teksa këtë herë ishte Muller që konkretizoi një aksion të gjatë. Skuadra bavareze administroi rezultatin deri në fund, teksa tashmë e gjen veten në vendin e parë me 36 pikë, 4 më shumë se Leipzig, 7 më shumë se Dortmundi. /R.Lika-Koha Jone/