Bayerni rigjen fitoren në Bundesligë, mund me “poker” Greuther Furth (VIDEO)
Bayern Munchen është rikthyer te fitorja në kampionat, duke lënë pas barazimin 1-1 në Champions. Bavarezët fituan 4-1 me përmbysje ndaj Greuther Furth.
Nuk ishte një sukses aq i lehtë për kampionët e Gjermanisë. Pjesa e parë u mbyll 0-1 në favor të miqve, teksa shënuan në minutën e 43-të me Branimir Hrgota.
Fraksioni i dytë foli i gjithi për skuadrën bavareze. Lewandowski gjeti golin e barazimit në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që në të 61-tën Griesbeck shënoi në portën e tij.
8 minuta nga fundi i ndeshjes Lewandowski shënoi dhe golin e tretë, ndërkohë që Choupo-Moting vulosi gjithçka në kohën shtesë. Bayerni në këtë mënyrë ruan kreun me 55 pikë, 8 më shumë se Dortmundi.
KOHA JONË SONDAZH

