Bayerni rrezikon të humbasë falas Coman, por do të marrë pa asnjë euro një tjetër francez
Bayern Munich nuk kërkon që t’i lërë asgjë rastësisë, teksa po përgatit planin për merkaton e verës së ardhshme. Sipas Bild, nëse Coman do të konfirmojë dëshirën për të mos rinovuar dhe për t’u larguar falas, atëherë skuadra bavareze do të bëjë të njëjtën gjë, duke afruar Ousmane Dembélé nga Barcelona.
Situata e dy futbollistëve francez është e paqartë, por të dyve ju përfundon kontrata në fundin e sezonit. Problemi i vetëm është vetëm fakti që Dembele në sezonet e fundit ka pasur probleme të vazhdueshme muskulore, duke bërë që të mungojë në shumë ndeshje.
Talenti i Dembele-s nuk mund të krahasohet, por në muajt në vijim do të merret një vendim më i qartë për të dy lojtarët. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

