Bayerni shkatërron Schalken me 5 gola, afrohet një pikë larg Leipzig-ut (VIDEO)

Bayern Munich shfrytëzoi më së miri humbjen 2-0 të Leipzigu-t kundër Eintracht Frakfurtit për t’iu afruar kreut, me diferencën që tashmë ngushtohet në vetëm 1 pikë. Skuadra bavareze fitoi 5-0 me lehtësi ndaj Schalkes.

Robert Lewandowski zhbllokoi takimin që në minutën e 6-të, ndërsa në shtesën e pjesës së parë Muller realizoi golin e epërsisë së dyfishtë.

Në pjesën e dytë e morën stafetën Goretzka, Alcantara dhe Gbabry, teksa Schalke nuk shfaqi asnjë shenjë reagimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?