Bayerni shkëputet, i falet talentit Musiala
Pas eliminimit në Champions League vjen qetësia për Bayern Munchen që triumfon me vështirësi 3-2 në transfertën me Wolfsburg, sukses që e shkëput në krye të renditjes. Falë gabimit të Leipzig që barazoi, bavarezët tanimë shkojnë në +7 ndaj vendit të dytë dhe e shikojnë më të qetë garën për titull teksa suksesi erdhi falë edhe talentit Musiala që shënoi 2 herë për bavarezët, i treti në pak ditë për 18-vjeçarin.
Në sfidat e tjera ishte M’Gladbach që shkatërroi 4-0 Eintracht Frankfurt, sukses që I rikthen shpresat për një vend në Europë ndërsa Union Berlin mposhti 2-1 Stuttgart.
Ndërkohë Freiburgu shtyn Schalken drejt rënies një kategori më poshtë me suksesin 4-0 ndërsa në barazim pa gola përfundoi sfida tjetër, Augsburg-Arminia Bielefeld.