Bayerni shmang humbjen në minutat e fundit ndaj Mainz
Bayern Mynih ka arritur të evitojë humbjen e parë sezonale në kampionat, duke barazuar 2-2 në shtëpi përballë Mainz, në sfidën e javës së Bundesligës që vuri përballë kreun me vendin e fundit të renditjes.
Bavarezët dominuan plotësisht pjesën e parë, por goli i avantazhit erdhi vetëm në minutën e 29-të. Gnabry shërbeu saktë për talentin e ri Karl, i cili realizoi golin e parë të ndeshjes. Gjithçka dukej se po shkonte sipas planit për skuadrën e drejtuar nga Kompany, por në momentet e fundit të pjesës së parë Mainz befasoi, duke barazuar shifrat me Potulski në minutën e 47-të.
Edhe pas pushimit, Bayern vazhdoi të ushtronte presion, por ishte Mainz që gjeti golin e radhës në minutën e 67-të, duke përmbysur rezultatin në mënyrë të papritur dhe duke vënë në alarm “Allianz Arena”.
Bavarezët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 87-të arritën të shmangin humbjen. Potulski shkaktoi një penallti, ndërsa nga pika e bardhë Harry Kane u tregua i saktë, duke vulosur barazimin 2-2.
Bayern Mynih kryeson renditjen me 38 pikë, 9 më shumë se ndjekësit Leipzig dhe Borussia Dortmund.
KOHA JONË SONDAZH

