Bayerni synon Garnachon nga United, por ka konkurrencë nga Napoli

E ardhmja e Alejandro Garnacho mund të jetë larg “Old Trafford”. Sipas asaj që raporton ESPN, talenti argjentinas është gjithnjë e më afër një largimi nga Manchester United, klub me të cilin ka shpërthyer në sezonet e fundit si një nga elementët më premtues të brezit të ri.

21-vjeçari ka qenë objektiv i Napolit gjatë merkatos së janarit të kaluar, por atëherë “Djajtë e Kuq” e konsideronin të pashitshëm. Megjithatë, situata duket se ka ndryshuar. Performancat e paqëndrueshme të ekipit dhe nevoja për një rindërtim të thellë, kanë bërë që drejtuesit e United të hapin derën për disa lojtarë, duke përfshirë edhe Garnachon.

Në orët e fundit, Bayern Munich ka kontaktuar me klubin anglez për të mësuar rreth disponueshmërisë së lojtarit dhe kushteve të mundshme për një transferim. Gjermanët, të cilët po kërkojnë të rinovojnë repartin ofensiv pas një sezoni zhgënjyes, e shohin Garnachon si një profil të përkryer për të sjellë dinamizëm dhe freski në krahët e sulmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Napoli, nga ana tjetër, vazhdon ta ndjekë nga afër situatën dhe mund të rikthehet në garë nëse çmimi i lojtarit bëhet më i arritshëm. Argjentinasi ka një kontratë afatgjatë me Manchester United, por një ofertë e rëndësishme mund të bindë klubin anglez ta lërë të lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?