Bayerni “tërmet 7 ballësh” ndaj Bochum, fiton dhe Dortmundi (VIDEO)
Bayern Munich është treguar e pamëshirshme ndaj Bochumit, duke fituar në shifrat 7-0 në “Allianz Arena”. Choupo-Moting hapi nisi serinë e golave, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 4-t, ndërsa në minutën e 13-të Kane shënoi golin e dytë për kampionët e Gjermanisë.
Në minutën e 29-të De Ligt realizoi sërish për bavarezët, ndërsa Sane vulosi pjesën e parë, duke realizuar golin e katërt për ekipin e tij në minutën e 38. Në pjesën e dytë Kane realizoi sërish, në minutën e 54-t nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë në minutën e 81-të ishte Tel ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës.
Në fund gjithçka u vulos nga Harry Kane, me britanikun që bëri “hat-trick” dhe njëkohësisht shënoi golin e shtatë për Bayern Munich. Pas javës së pestë të Bundesliga, Bayern Munich kryeson me 13-të pikë, teksa Bochum renditet në vend të 13-të me tre pikë.
Borussia Dortmund nga ana tjetër mori fitoren minimale 1-0 ndaj Ëolfsburg këtë të shtunë. Pjesa e parë e takimit u mbyll me porta të paprekura, ndërsa u desh minuta e 68’ që vendasit të realizonin golin e avantazhit dhe të fitores me Reus.
KOHA JONË SONDAZH

