Bayerni “tërmet 7 ballësh” ndaj Tottenhamit, PSG i falet Icardit në Turqi (VIDEO)
Bayern Munich ka qenë e pamëshirshme sonte në mbrëmje ndaj Tottenhamit, duke e turpëruar në shifrat 7-2 në Londër. Skuadra bavareze nuk e nisi aspak mirë ndeshjen, pasi Son realizoi pas 13 minutash lojë. Gjithsesi gëzimi i vendasve do të zgjaste vetëm dy minuta, pasi Kimmich shënoi një gol spektakolar me një goditje nga distanca.
Në fundin e pjesës së parë, Robert Lewandowski shënoi golin e avantazhit. Skuadra e Kovac fitoi më shumë siguri. Gnabry trefishoi rezultatin në minutën e 53-të për vendasit pas një aksioni spektakolar individual dhe dy minuta më pas shënoi edhe të katërtin me një goditje të zgjuar me të majtën brenda zonës. Tottenham në minutën e 61-të, ngushtoi diferencën me Harry Kane.
Gjithsesi skuadra gjermane nuk kishte të “fryrë” në gola sonte në mbrëmje, pasi Gnabry do të shënonte dy gola të tjeerë duke kompletuar “pokerin” personal, ndërkohë që shënoi edhe Lewandowski
PSG mori një fitore shumë të rëndësishme 1-0 ndaj Galatasaray-it. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mauro Icardi në minutën e 52-të. Ky ishte goli i parë i sulmuesit argjentinas me fanellën e parizienëve. /R.Lika-Koha Jone/